Zidane fjalë të mëdha për Messin

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, do të mungojë së paku 3 javë për shkak të problemeve muskulore.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se Barcelona do ta vërejë mungesën e argjentinasit dhe se pa të në fushë katalunasit duken skuadër tjetër.

“Nuk dua të them se Barcelona është më e dobët pa Messin. Por Messi është Messi dhe të gjithë e dimë se çfarë sjell ai në skuadër. Gjërat janë krejtësisht ndryshe kur ai është në fushë dhe kur është jashtë saj”, ka thënë Zidane.