Zidane: Benzema është shumë i rëndësishëm për skuadrën

115

Sulmuesi francez i Real Madridit, Benzema, mungoi në ndeshjen me Malagan ku Reali barazoi 1-1, por do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madridit, që sot në orën 16.00.

Trajneri Zinedine Zidane është shprehur i kënaqur që sulmuesi francez është rikthyer në skuadër.

“Benzema është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë e tashmë nuk ka probleme dëmtimesh. Ai është në gjendje të bëje gjithçka për ekipin, pasi përveç golave, Benzema punon shumë edhe për ekipin”, ka thënë Zidane.

“Benzema nuk do te largohet nga Madridi”, ka theksuar trajneri francez.