Zidane bën “prova” me formacionin, luan vetëm Ronaldo

132

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për media, bëri të ditur se do të bëjë rotacione ndaj Eibarit.

Zidane tashmë ka lënë në shtëpi, Luka Modricin, Sergio Ramosin e Keylor Navasin, derisa sipas Marcas, vetëm Cristiano Ronaldo do të startojë nga 11-shja që luajti në humbjen prej 2:0 ndaj Wolfsburgut.

“Marca” shkruan se së bashku me Ronaldon, Zidane do të fusë në fushë 10 lojtarë të tjerë, çka do të thotë se më në fund do t’i jepet shansi dyshes së mesfushës, James Rodriguez e Isco që të luajnë nga minuta e parë.