Zhvlerësimi i frikshëm; Real Madridi i Solarit vlen 23% më pak se i Zidanes

Politika e “shtrënguar” e përforcimeve e ka zhvlerësuar jo pak Real Madridin. Një skuadër që vlen më pak, sidomos tani që është në vështirësi me trajnerin Solari. Vlera e tregut e grupit të bardhë është rritur pothuajse 40% (39.35%) në tri vite, sipas të dhënave nga Transfermarkt.

Por, kjo rritje është “mashtruese”. Nëse efekti i inflacionit korrigjohet (duke pasur parasysh rritjen e vlerës së tregut të klubeve në ligat kryesore europiane), “fuqia punëtore” që ka në dispozicion Solari është 23.43% më e vogël se ajo që kishte Zidane, me të cilën fitoi tre Champions. Në këtë periudhë, lojtarë si Cristiano Ronaldo, Morata dhe James janë larguar nga klubi.

Ndërkohë, rivalët e “Los Blancos” janë përforcuar. Vlera e skuadrës së Barcelonës është rritur me 4.84% në tri sezone, edhe pse ka humbur Neymar, që është është lojtari i dytë më i vlefshëm në botë. Më e madhe është vlera e “pasurimit” të Atletico Madrid, në kuotën 43,02%. Në terma nominalë, skuadra “rojiblanco” shënon një rritje spektakolare prej 160%.

Asnjë lojtar i skuadrës aktuale të Real Madridit nuk arrin në 100 milionë euro. Messi (160 milionë €), Coutinho (140), Griezmann (150) dhe Saul (90) vlejnë më shumë se çdo lojtar i bardhë. Asensio, Varane, Bale dhe Kroos janë lojtarët me vlerën më të lartë të tregut te Real Madridi: nga 80 milionë euro. Të njëjtat shifra, me të cilat vlerësohen edhe Dembélé, Oblak dhe Ter Stegen.

Vlera e tregut e skuadrës së Real Madridit në sezonin 2015-2016 ishte 700 milionë euro, sipas Transfermarkt. Tani, vlera e kombinuar e lojtarëve të bardhë është 976 milionë euro, por rritja nuk kompenson inflacionin e vlerës së tregut të lojtarëve të ligave kryesore europiane, të cilat vetëm këtë sezon janë 42%. Me korrigjimin e inflacionit, vlera e “forcës punëtore” të të bardhëve mbetet vetëm 536.59 milion euro. Kampionët europianë në fuqi vlejnë këtë sezon 4% më pak se sezonin e kaluar.

Formacioni i Real Madridi i kishte më shumë vlerë se ai i Barçës dhe ishte dyfishi i atij të Atlético Madridit, me të cilin u përball në finalen e Champions-it, në Milano. Tani, Barça e ka kapërcyer Real Madridin (vlen 20.8% më shumë), ndërsa në raport me Atlético Madrid, ka 11.7% më tepër vlerë.

Shtatë klube kanë shpenzuar më shumë se Real Madridi, për të “kompozuar” skuadrën e tyre. Në këtë rast, Observatori i Futbollit CIES nxjerr në pah zhvlerësimin e “forcës punëtore” të Real Madridit. Për të kompensuar grupin aktual, klubi ka investuar gjatë viteve një total prej 447 milion eurosh për transferime.

Shtatë klubet që kanë bërë një investim më të madh se të bardhët janë: Manchester City, PSG, Manchester United, Liverpool, Barcelona, Chelsea dhe Juventus. Më të pakrusyerit janë “qytetarët” e Pep Guardiolës, që kanë shpenzuar 976 milionë dollarë për nënshkrime të reja, në kohën e trajnerit katalanas. Në sezonin 2015-2016 ishte Real Madridi, klubi që kishte ivenstuar më shumë para në “fuqinë punëtore”: 587 milionë euro.

Në info-grafikët e mëposhtëm, të botuar nga spanjollja “AS”, mund t’i shihni lëvizjet e vlerave të klubeve kryesore në Europë dhe tri klubeve kryesore në La Liga.