Zhegrova tregon a i “nguc” femrat nga vetura

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i ftuar në emisonin “Autowoman” në T7, ka folur për shumë tema, derisa bashkë me moderatoren po ecte nëpër rrugët e Kosovës me veturën e tij Mercedes.

I pyetur nëse ai e shfrytëzon veturën e bukur edhe për t’i “ngucur” femrat, Zhegrova është përgjigjur: “Jo, nuk jam tip i tillë, që i nguc femrat nga kerri”.

Megjithatë, në vazhdim u tregua pak më i hapur, duke thënë:

“Nëse dikush më pëlqen shumë, i flas pse jo”.

Zhegrova ka treguar edhe për veturat që i pëlqejnë, ato që i ka vozitur më parë, momentin kur e ka gërvishtur veturën e babait të tij…