Zhegrova po kalon ditë të vështira te Basel, sërish nuk ftohet as në stolin e rezervistëve!

Edon Zhegrova nuk po kalon momente aspak të mira te skuadra zviceriane FC Basel, derisa edhe njëherë tjetër ka mbetur jashtë të përzgjedhurve të trajnerit Marcel Koller, raporton Gazetasheshi.com.

Ylli ri i Kosovës nuk është ftuar fare nga trajneri Koller për duelin kthyes të rundit të tretë kualifikues në Champions League përballë austriakëve të FC Lask.

Për dallim nga Zhegrova një tjetër shqiptar po kalon momente të mira me kampionët e Zvicrës. Është sulmuesi Kemal Ademi që pritet të startojë nga minuta e parë.

Kujtojmë që dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2-1 në favor të austriakëve të Lask.

Auf diese 11 setzt Cheftrainer Marcel Koller im Rückspiel gegen den LASK. Auf jetzt, Jungs! #zämmestark #zämmewyterko

Posted by FC Basel 1893 on Tuesday, August 13, 2019

/Gazeta Sheshi/