Zhegrova: Do ta dërgojmë Kosovën në Evropian

Gjatë ditës së sotshme, futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka qëndruar në objektin e FFK-së, ku është pritur nga zyrtarë të federatës.

Në këtë takim, Zhegrova ka folur për shansat e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Ai është shprehur shumë optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë ta dërgojnë Kosovën më Evropianin e vitit të ardhshëm.

Për të arritur këtë, Kosova fillimisht duhet ta eliminoj Maqedoninë e Veriut, pastaj duhet ta mposhtë fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi