Zhegrova dhe e dashura e tij me komente epike (FOTO)

Edon Zhegrova duket se e zyrtarizoi lidhjen me këto komente. Ka shumë kohë që po flitet se futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është në lidhje me vajzën me emrin Elsa Musliu.  Edhe pse dyshja vazhdimisht janë munduar ta mbajnë të fshehur lidhjen, ata sapo deklaruan dashurinë për njëri-tjetrin në disa komente në një postim që ka bërë Elsa, shkruan Express.

Zhegrova ka komentuar në një fotografi të të dashurës, duke e komplimentuar për dukjen e madje duke e quajtur ‘princeshë’ me anë të një emotikoni.

Kështu, Elsa nuk ka pritur për t’i kthyer komentin, me anë të cilit zbulon se fotoja është bërë pikërisht nga i dashuri i saj, e madje duke i thënë edhe ‘të dua’.

Më pas Edoni vazhdon duke i thënë se shumë vajza duan që të jenë në vendin e saj, për t’i kthyer Elsa: “S’kanë kaqikë’, koment ky që ka bërë që dyshja të qeshin me të madhe.

E megjithëse dyshja nuk po dalin në publik bashkë, tashmë nuk mund ta mohojnë lidhjen e tyre.