“Zhduket” Pogba, policia ofron 110 milion euro shpërblim për ta gjetur

254

“Një shpërblim prej 110 milionë euro është ofruar për të ndihmuar në gjetjen e të “humburit”, mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba. Francezi i United është parë për herë të fundit në “Old Trafford”, afërsisht rreth orës 13:29, një minutë para fillimit të derbit të Manchesterit. Kjo është foto më e fundit e mesfushorit të “Djajve të kuq”. Ka disa shqetësime, sipas të cilave, 23 vjeçari, Pogba, mund të ketë ngecur në xhepin e Fernandinhos. Madje citohet edhe një zëdhënës për shtyp i Manchester: “Jemi shumë të shqetësuar. Ai na tha se do të ishte me siguri në ndeshjen derbi, por ne nuk e pamë atë gjëkundi”, ironizon dhe tallen mediat angleze me blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, që dështoi të shfaqë ndonjë prej cilësive të tij në derbin ndaj Manchester City.

Janë vetë statistikat ato që vënë në lojë Pogban, kontributi i të cilit sot ndaj United ishte i papërfillshëm. Blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, ka tentuar të bëjë vetëm 45 pasime gjatë derbit ndaj Cityt, konkretisht dy më pak se Fellaini, duke realizuar suksesshëm vetëm 77.8% të tyre. Ai realizoi vetëm një gjuajtje, e cila u bllokua, si dhe një pasim kryesor, për të regjistruar dy veprimet e tij të vetme në fazën offensive, ndërkohë që ka humbur plot 17 herë posedimin e topit, i mundur në këtë statistikë vetëm nga Rooney, me 23 posedime të humbura të topit.

https://twitter.com/Lmorrad91/status/774604382084169729?ref_src=twsrc%5Etfw