Zhdrella për duelin kundër Trepçës ’89: Nuk shkojmë të dorëzuar, jem të kënaqur edhe me një pikë

581

Trepça ’89 dhe skuadra e Llapit në fundjavën që e lamë pas kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj skuadrave gjilanase, Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Por, në mesjavë këto dy skuadra do të përballen mes vete në kuadër të Superligës së Kosovës në xhiron e 21-të.

Mesfushori i Llapit, Mentor Zhdrella, ka folur për Gazetën “Sheshi” duke treguar se ndaj Trepçës ’89 do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

“Dihet që Trepça ’89 ka një ekip të re por shumë kualitative, gjithashtu kanë një trajner fantastik si Shpëtim Idrizi që ka bërë një punë shumë të mirë me klubin mitrovicase. 89-shi ka bërë paraqitje të mira, do jetë një nga ndeshjet më të vështire që kemi luajtur, por sigurisht nuk do të shkojmë të dorëzuar, jem të kënaqur edhe me një pikë”, tha Zhdrella.

Skuadra e Llapit deri më tani ka pasur problem të shumta me futbollistët të cilët kanë qenë të lënduar, por me rikthimin e tyre grupi veçse po kompletohet.

“Gradualisht po na rikthehet lojtarët nga lëndimi dhe kështu besoj që në vazhdimësi do të jemi shumë më të fortë”, shtoi më tej Zhdrella.

Gjithashtu, mesfushori i mirënjohur kosovar ka një premtim për tifozët e shumtë llapjanë.

“Sigurisht tifozëve ju premtojmë angazhimin maksimal si në çdo ndeshje pasi që ata janë motivi ynë”, përfundoi Zhdrella.

Trepça ’89 – Llapi zhvillohet nesër (24/02/2021) në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës me fillim nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/