Zgjedhjet për president të Barçës, voton edhe Leo Messi!

228

Sot te skuadra e Barcelonës po mbahen zgjedhjet për presidentin e këtij klubi.

Në mesin e shumë futbollistëve të Barçës, të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe argjentinasi, Leo Messi.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, dhe gjatë gjithë kohës dukej i buzëqeshur dhe bisedonte me të.

Kandidatët e përfshirë për president të FC Barcelonës janë këta: Victor Font, Jordi Farré, Toni Freixa, Lluís Fernández Alá, Agustí Benedito dhe Pere Riera, Juan Laporta.