Zgjedhjet në SHBA, Hillary Clinton “siguron” nominimin e Demokratëve

Hillary Clinton pritet të jetë kandidatja e parë femër për postin e Presidentit të SHBA-ve. Ajo ka siguruar nominimin për të qenë kandidatja zyrtare e Demokratëve pas arritjes së numrit të kërkuar të delegatëve.

Sipas një sondazhi të Associated Press, Hillary Clinton ka arritur të mbledhë 2,383 delegatë, aq sa është edhe numri i nevojshëm për ta quajtur atë fituese përballë rivalit të saj brenda partisë, Bernie Sanders.

Por ky i fundit ka deklaruar se Clinton ende nuk mund të quhet fituese, pasi sipas tij gjithçka do të varet nga vota e delegatëve në konventën e partisë që do të zhvillohet në korrik.