Zgjedhet trajneri më i mirë në botë

256

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është zgjedhur më i miri në botë për këtë vit nga revista angleze Four Four Two.

Simeone e dërgoi Atleticon në finale të Ligës së Kampionëve, ku pësoi humbje në panellti nga Real Madridi, si dhe ishte konkurrent i Barcelonës bashkë me Realin deri në fund të La Ligas.

Pas tij renditet Pep Guardiola, që e udhëhoqi Bayern Munichun drejt titullit të Bundesligës, për t’u larguar në drejtim të Manchester Cityt pastaj.

I treti është Luis Enrique i Barcelonës. Enrique e fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit me Barçën.