Zeneli anulon dasmën, për shkak të koronavirusit

Përhapja e pandemisë ‘Covid-19’ i njohur ndryshe si ‘koronavirus’ ka ndërprerë prej javësh të gjitha aktivitetet sportive në vend.

Ndërsa, Arbër Zeneli kishte planifikuar të martohej këtë vit me të fejuarën e tij, Majlinda Hoda.

Megjithatë, shkaku i pandemsië COVID-19, futbollisti i Kosovës është detyruar ta anulojë këtë dasmë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Avni Zeneli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Miq të nderuar, ju njoftoj se dasma e planifikuar më 17 korrik 2020, e kemi anuluar për shkak të pandemisë. Faleminderit për mirëkuptim. Do t’iu njoftoj për një datë të re në vitin e ardhshëm”, ka shkruar Avni Zeneli.

View this post on Instagram

My precious

A post shared by Arber Zeneli🇦🇱🇽🇰🇸🇪 (@azeneli17) on