Zekrija Ramadani hedh poshtë zërat se do të jetë trajner i Skënderbeut

Zekirja Ramadani ka demantuar çdo lajm që ka të bëjë me transferimin e tij të mundshëm te Skënderbeu i Korçës.

Edhe pse gjatë ditës media nga vendi ynë, Kosova, por edhe Shqipëria publikuan një gjë të tillë, strategu shkupjan në një intervistë për “infOSport.mk” sqaroi gjithçka, duke mohuar të ketë një gjë të tillë si me skuadrën e njohur shqiptare, por gjithashtu edhe me ndonjë klub tjetër.

“Sinqerisht nuk e di nga doli ky lajm. Kategorikisht demantojë një gjë të tillë. Si duket gazetarët kanë rënë pre e një takimi miqësor timin me drejtorin sportiv të Skënderbeut, Haris Fakiq, me të cilin mund të them lirisht se brenda muajit takohemi ndoshta edhe 20 herë për kafe”.

“Megjithatë biseda jonë ishte krejt miqësore dhe nuk ka të bëjë fare me ndonjë transferim timin eventual te skuadra korçare, ndërsa gjithashtu mund të konfirmojë se për momentin nuk jam në bisedime me asnjë skuadër” – tha Zekirja Ramadani, një ndër trajnerët më të suksesshëm shkupjan, i cili edicionin e kaluar me Feronikelin në Kosovë fitoi të dy titujt, atë kampion dhe Kupën.

Rikujtojmë po i njëjti  gjatë sezonit 2016/2017 ishte shpallur kampion i Kosovës edhe me skuadrën e Trepça ’89.