Zeka: Ne s’jemi Barcelonë me i mposht ekipet me gjyqtarë

436

Skuadra e Prishtinës arriti fitore si mysafire e klubit nga Mitrovica me rezultat 1 me 2 me polemika të shumta.

Zeka në një intervistë për ‘Indeksonline’, ka deklaruar se roli i FFK-së është që t’i prishë klubet mes vete duke dërguar gjyqtarë të tillë në këto takime.

“Qëllimi i tij është me na prishtë neve klubeve mes vete. Kishte dërguar gjyqtarë të tillë vetëm me prishë ndeshjen. Goli i dytë i Prishtinës ka qenë faull. Gjatë pjesës së parë ka qenë edhe një karton i kuq, por që s’u dha. Ne s’jemi Barcelonë me i mposht ekipet me gjyqtarë. Lojtarët ishin tejet të dëshpëruar, mezi i kam pajtuar sot”, ka thënë Zeka.

Me këtë humbje, Trepca’89 mbetët në pozitën e pestë me 28 pikë, kurse Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 44 pikë.