Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë flet për ISIS, gazetari luan Pokemon

114

Pokemon Go është loja e momentit që ka bërë për vete me miliona të rinj në mbarë botën dhe ka nga ata që e kanë të vështirë t’i qëndrojnë tundimit për ta luajtur atë.

I tillë është rasti i një reporteri, që ndoshta zgjodhi momentin më të papërshtatshëm për ta luajtur.

John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë thërriti një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi operacionet anti-ISIS dhe kur kishte pak që kishte nisur fjalën u habit nga ajo që pa në telefonin e reporterit.

“Po ti aty po luan Pokemon?”, pyeti ai i habitur.

Gazetari i zënë në faj iu përgjigj shkurtimisht.

“Jo, jo! Thjesht po i hidhja një sy”, tha ai.

E si profesionistë, që të dy vijuan misionin e tyre; i pari për të dhënë informacionet e fundit nga lufta antiterror dhe i dyti për të përpunuar dhe shpërndarë për publikun këto informacione.