Zbutni rrudhat me disa veprime te thjeshta

173

Jane disa produkte qe veq i keni ne kuzhine te cilat mund t’ju ndihmojne ne zbutjen e rrudhave dhe kthimin e lageshtise se lekures suaj. Ja cilat jane disa nga ato dhe si mund t’i perdorni:

E bardha e vezës
E bardha e vezës ndihmon në shtrëngimin e lëkurës, gjë që e bën atë zgjedhje të duhur për reduktim të rrudhave. Tundeni një të bardhë të vezës deri sa te behet shkume e bardhe. Aplikojeni atë në këndet e jashtme të syve dhe përgjatë mollëzave. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta dhe më pas e pastroni zonën duke përdorur një copë pambuku të zhytur në ujë të ftohtë. Bëjeni këtë dy herë në javë.

Qumështi
Qumështi mund të përdoret për t’i reduktuar rrudhat e shkurta rreth syve. Zhyteni një pecetë të pastër në qumësht dhe vendoseni atë në zonën e prekur të lëkurës. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin dy herë në javë.

Lëngu i limonit
Lëngu i limonit është i pasur me acid citrik që vepron si qërues i fortë dhe ndihmon në mënjanimin e rrudhave rreth syve. Gjithashtu, karakteristikat shtrënguese të tij e bëjnë lëkurën të lëmuar dhe ndihmojnë në reduktimin e njollave. Ngadalë me pak lëng limoni i fërkoni rrudhat rreth syve. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë dy ose tri herë në javë.