Zbuloni çfarë mendon Google për ju

86

Teknologjia është kthyer në një mjet të pandashëm në verime tona ditore, ku përdorimi i saj bën të mundur ndjekjen dhe regjistrimin e çdo lëvizje tonës.

iPhone-i juaj e di kudo që keni qenë, Google Maps gjithmonë ndjek vendndodhjen tuaj, ndërsa Facebook-u ka ndërtuar një profil të detajuar të karakterit të të gjithë përdoruesve të saj.

Ekzistojnë disa opsione që ju mësojnë të kuptoni se sa shumë mund të dijë Google rreth jush, interesimet e juaja, vendet që keni vizituar dhe zakonet e juaja të kërkimit/shfletimit.

1-Shkoni në history.google.com/history;
2-Sigurohuni që jeni të kyçur në llogari të Google-it;
3-Përzgjidhni shigjetën nga poshtë afër “last week” (java e kaluar) dhe ndryshoni atë në “all time” (historia e plotë);
4-Shfleto historinë tuaj më të fundit duke përzgjedhur “last month” (muaji i kaluar) dhe “last year” (viti i kaluar);
5-shini të dhënat e shfletimit tuaj;
6-Google di ku keni qenë

Nëse klikoni në tre pika në këndin e sipërm në anën e djathtë të dritares dhe përzgjidhni “Settings” (konfigurimet), pastaj “Shoë more controls” (shfaqë më shumë kontrolle) dhe mund të menaxhoni aktivitetet (“Manage Activity”) nën opsionin “Places you Go” (vendet që shkoni). Nëse nuk i keni kyçur shërbimet e vendndodhjes atëherë kjo do t’ju shfaqet një hartë në të cilën shihen të gjitha vendet që keni përdorur pajisjen tuaj mobile. Kjo është pjesë e afatit kohor të Google-it, e cila është lançuar vitin e kaluar;

7-Shihni se sa vjeç Google mendon se jeni

Shkoni në fund të faqes së “Activity controls” dhe përzgjidhni “Ads” atëherë mund të shihni profilin e juaj që Google e ka ndërtuar, duke përfshirë përafërsisht moshën e tuaj, gjininë tuaj dhe interesimet e juaja. Nëse nuk pajtoheni me profilin që Google e ka krijuar për ju, atëherë mund ta ndryshoni dhe ta bëni më të saktë. Kjo ndikon në reklamat që i shihni përmes produkteve të Alphabet (kompani prapa Google-it).