Zbulohet shifra sa do të paguajë Napoli për Amir Rrahmanin

Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla para se të zyrtarizohet shitja e Amir Rrahmanit nga Verona te Napoli.

Mbrojtësi kosovar do t’i kushtojë 12 milionë euro skuadrës së madhe italiane.

Ka mbetur për t’u diskutuar nëse Rrahmani do të lejohet nga Napoli që të luajë si huazim te Verona deri në fund të këtij edicioni, ashtu siç ka kërkuar trajneri i skuadrës aktuale.

Nëse Napoli siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, atëherë Verona do të përfitojë edhe 2 milionë euro të tjera në llogari.

Sot pritet që të zhvillohet bisedimet finale rreth këtij operacioni, para se kosovari t’i kryejë testet mjekësore në Villa Stuart ditën e nesërme.