Zbulohet shifra e parave të hyra në FFK brenda një viti

Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.

Kuvendi ka filluar në orën 17:00 dhe në plan është prezantimi i punës në periudhën 2018/2019.

Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka pasur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.

Agim Gashi në fjalën e tij i ka zbuluar të hyrat në FFK brenda një viti.

“Te hyrat janë rreth 11 milionë euro. Shumica e të hyrave janë nga UEFA dhe FIFA”, theksoi shefi i financave në FFK, Agim Gashi.