Zbulohet orari i ndeshjes Manchester United – Liverpool

107

UEFA e ka pranuar kërkesën e Manchester United që ndeshja kthyese e Europa League-s kundër Liverpool-it të zhvillohet me fillim nga ora 21:05, e jo siç e kishte planifikuar UEFA në 19:00.

Dueli i parë do të zhvillohet në Anfield më 10 mars, ndërkohë dueli kthyes që zhvillohet pas një jave ka ndryshuar orarin me kërkesën e Këshillit të Trafordit, pasi që në orën 19:00, në Manchester shënohet Dita e Shën Patrikut dhe turma do jetë shumë e madhe në qytet.

Liverpool dhe Manchester United, do ndeshen në Europaligë, në kuadër të fazës së 1/8 së finales.