Zbulohet formacioni i Real Madrid-it për El Clasico

150

Ndeshja më e madhe e vitit po afron, dhe së bashku me të edhe spekulimet e shumta. Sipas disa informacioneve që po qarkullojnë në mediumet spanjoll, tashmë trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka gati formacionin për duelin e shumë pritur ndaj Barcelonës, transmeton Gazeta Sheshi.

12472337_1169352399764041_496258720855215927_nNga ajo që është vënë re në këtë formacion është mungesa e mesfushorëve kreativ të madrilienëve, James Rodriguez dhe Francisco Alarcon Isco, që nuk janë preferuar shumë kohëve të fundit nga francezi.

Kjo pasi Zizu është duke i besuar më shumë Casemiros dhe një moduli tjetër të lojës, me ç’rast i ofron më shumë siguri repartit të mbrojtjes. Megjithëse kjo e fundit nuk ka ndryshuar fare nga dueli i fundit në Bernabeu, me ç’rast madrilienët u shpartalluan nga blaugranasit me shifrat e larta 0-4.

/Gazeta Sheshi/