Zbulohet biseda sekrete ndërmjet Agueros dhe Messit

152

Sergio Aguero dhe Lionel Messi, tani e disa vite ruajnë një miqësi të jashtëzakonshme. Mesazhet dhe videot janë forma e tyre më e mirë e komunikimit dhe një e tillë ka dalë së fundmni në mediumet spanjolle, transmeton Gazeta Sheshi.

Liga e Kampionëve është tema e diskutimit të dy argjentinasve, deri sa Real Madridi mbetet rivali kryesor i tyre. Asnjëra nga ta nuk pranuan të ballafaqoheshin me mbretërit në gjysmë-finale, megjithëse Messi nuk do të ketë as edhe mundësinë për të zgjedhur pas eleminimit të Barcelonës një fazë më herët nga Atletico Madrid.

Tani mbetet të shihet vetëm se a do të realizohet kërkesa e Agueros të mos ballafaqohet me Realin në këtë fazë të garave.

/Gazeta Sheshi/