Zbulohet arsyeja e vizitës së Halilit në Kosovë, Tirana ka gati ofertën për dy yjet e Prishtinës

Visar Bekaj dhe Armend Thaqi janë dëshirat e Tiranës për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

Zbulohet qëllimi i vizitës së presidentit Refik Halili në kryeqytetin e Kosovës. Numri një i bardhebluve të dielën ishte i pranishëm në sfidën Prishtina-Drita.

I shoqëruar nga Tefik Osmani, i cili është një nga lojtarët ‘bardheblu’, Halili ka ndjekur sfidën e kampionatit kosovar, ama qëllimi ka qenë më shumë se një kënaqësi apo drekë mes miqsh.

Bardheblutë duan të afrojnë dy lojtarë të Prishtinës, nga më të mirët në kampionatin kosovar. Bëhet fjalë për portierin Visar Bekaj dhe për mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi. Dy lojtarë që prej kohësh janë në orbitën e kampionatit shqiptar.

Bekaj – Portieri i Prishtinës është një nga ata me të ardhme të ndritur. Lojtar i U-21-shit të Kosovës, por edhe i Kombëtares A, Bekaj këtë sezon është titullar i padiskutueshëm te Prishtina. Ka luajtur 32 takime, por fatkeqësisht nuk ka qenë në fushë në sfidën me Dritën, sepse ishte i pezulluar për shkak kartonësh. Gjithsesi, lojtari është një nga investimet më të sigurta për portën bardheblu, gjithmonë nëse arrihet marrëveshja. Vlera e kartonit është 275 mijë euro, një shifër goxha e madhe për financat e Tiranës. Gjithsesi, investimi ia vlen, ndërkohë që Bekaj ka luajtur gjithmonë për Prishtinën, si dhe ka ende një vit kontratë.

gettyimages-1167086396-612x612

Thaqi – Armend Thaqi shihet nga bardheblutë si një zëvendësues ideal i Albi Dokës. Kontrata e tij me Prishtinën, sipas “Transfermarkt” ka përfunduar dhe lojtari mund të transferohet në kampionatin shqiptar. Është 27 vjeç dhe këtë sezon, përveçse ka luajtur të gjitha ndeshjet në Superligën e Kosovës, ka shënuar 5 gola, duke dhënë edhe 13 asiste. Një lojtar që mund t’u vlejë bardhebluve, sepse djathtas tani janë të zbuluar. Shkurt, një lojtar i kompletuar. Lojtari është edhe kapiteni i skuadrës së Prishtinës.

f9f487fc-2cf2-4152-931f-f392784ed214