Zbulohet arsyeja e dështimit të Ramës në Rio 2016

182

Urata Rama nuk është kualifikuar në finalen e Shenjëtarisë.

Disa orë pas eliminimit sportistja nga Kosova ka thyer akullin dhe ka folur për mediat.

“Unë isha sportistja e parë që garova në Rio dhe padyshim që emocionet ishin të mëdha, kjo ndoshta bëri që unë të mos kem rezultate të mira”, ka thënë Urata për RTK-në.

Gjithsesi Urata nuk duhet të dëshpërohet pasi vetë pjesëmarrja në Rio 2016 është një arritje e madhe për atë dhe Kosovën.