Zbulohen sekreti i Vardyt: ai kurrë nuk bën palestër

113

VardySipas atyre që e njohin, Jamy Vardy, ka një fiziologji të veçantë nga futbollistët e tjerë. Gjenetika dhe metabolizmi ultra i shpejtë bëjnë që në trupin e tij të mos mbesë asnjë substancë e dëmshme pas tretjes së ushqimit, duke e lënë trupin e lojtarit vetëm me 6% yndyrë, një shifër shumë e ulët në krahasim me vlerat mesatare të një futbollisti.

Met Rivs, shefi i fitnesit te “dhelprat” shpjegon: “Jamy shtyn pesha që i kalojnë 400 kg në tri seri. Prandaj ai ka një shpejtësi elektrike dhe nuk përqëndrohet në përmirësimin e forcës apo ndërtimit të muskujve si të tjerët”.

Vardy është lojtari më i shpejtë në skuadër (ka regjistruar 9.6 metra në sekondë shpejtësi në stërvitje).