Zbulohen pamjet e para të iPhone 7

​Fotografia e parë reale e mundshme e iPhone 7 Plus është shpërndarë në uebsajtin kinez Bastille Post, duke sjellë një pamje më nga afër të dizjanit të smartfonit që pritet të dalë së shpejti në treg.

Ndryshimi më i dukshëm në telefon është përfshirja e një kamere shumë të përfolur dy-lenteshe me formë pilule, ndryshe nga rrethorja që kishte më parë.

Thashethemet bien në kontradiktë me njëra tjetrën, pasi nuk dihet nëse do te jete iPhone 7 ai qe do te kete kete lloj kamere apo iPhone 7 Plus. Apo ndoshta edhe te dy bashke.  bashkë.