Zbulohen gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj – Vëllaznimi!

Disa orë para duelit Ferizaj dhe Vëllaznimi janë zbuluar gjyqtarët të cilët do ta drejtojnë duelin tjetër të barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimi.

“Bilbili” kryesor për këtë përballje i është besuar Tefik Malokut, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentën Granit Hyseni dhe Driton Preniqi, mëson Gazetasheshi.com.

Ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Isak Cerroviku.

Ndeshja Ferizaj – Vëllaznimi luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit dhe starton në ora 16:00. 

Foto: Tefik Maloku, gjyqtari kryesor i sfidës Ferizaj – Vëllaznimi


/Gazeta Sheshi/