Radja Nainggolan do të jetë top-përforcimi i parë i Antonio Contes në Chelsea.
Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, e cila ka siguruar edhe foto nga takimi mes klubeve.
Gazeta italiane e ka kapur drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini, gjatë qëndrimit në Londër, ku është negociuar transferimi i mesfushorit belg në “Stamford Bridge”.
Transferimi i Nainggolan te Chelsea do të kryhet për 43 milionë euro.