Zbulohen çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

90

UEFA ka publikuar çmimet e biletave të cilat do jenë në dispozicion për tifozët e futbollit, që do jenë të pranishëm në Milano, për ta parë nga afër finalen e Ligës së Kampionëve.

Për finalen që do të luhet më 28 maj në San Siro, biletat online do të jenë në shitje deri më 14 mars.

UEFA ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave, që në kategorinë e parë një kushton 440 euro, në të dytën 320 euro, të tretën 160 euro dhe të katërtën 70 euro.

Ndërkohë, shtëpia e futbollit europian, gjithashtu ka bërë të ditur se skuadrave finaliste do ju takojnë nga 20,000 bileta, ndërkohë të tjerat do jenë në dispozicion në faqen zyrtare të UEFA-s, për tifozët e thjeshtë.