Zbresin në tokë pas 340 ditëve

90

 Astronauti amerikan Scott Kelly dhe kozmonauti rus Mikhail Kornienko i kanë kaluar plot 340 ditë ne hapësirë. Ata qëndruan në hapësirë duke bërë përpjekje që të studiojnë efektet që mund të sjellë në trupin e njeriut. Qëndruan për një periudhë dy herë më të madhe se qëndrimi normal në hapësirë.

Siç njofton NASA, ata janë ulur pa probleme në shkretëtirën e Kazakistanit, pas gati një viti në hapësirë.

Mediat në ShBA, njoftojnë se në këtë rast krahasimi i ndryshimeve fizike dhe biologjike do të bëhet në mes të Astronautit amerikan Scott Kelly dhe binjakut të tij identik, Mark.

E për Astronautët pjesa më e vështirë, siç edhe ka thënë vetë Kelly është izolimi nga njerëzit./KosovaPress/