Ymeri: Veseli po del në skenë, Thaçi po futet prapa skenës

97

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Hashim Thaçi nuk dëshiron të flas për luftën dhe nuk ka guxim të ballafaqohet me deputetin Rexhep Selimi. Sipas tij, Thaçi gradualisht po futet prapa skenës, derisa Kadri Veseli po del në skenë. “Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij ne Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i Ymerit:

“Hashim Thaçi, ky që luftën e ka kaluar larg frontit (siç kishte deklaruar vet në Euro News më 20 shkurt 2014), nuk ka guxim të ballafaqohet, madje as t’i përgjigjet Rexhep Selimit. Thaçi nuk përgjigjet sepse nuk do të flas për luftën, e as që e do të vërtetën për të.

Nga pozicioni i Presidentit (në tentativë) Thaçi dëshiron ta paraqes veten si unifikues i popullit e jo si militant i klikës udhëheqëse të PDK-së. Prandaj po ka dhe do të ketë më shumë sejmenë të tij që do ta sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e deputetët e saj.

Tash që Veseli po del në skenë, Thaçi është ai që po futet gadualisht prapa skenës. Realitetin e këtij kombinimi jemi duke e jetuar tash e 16 vjet. Fundja, ç‘rëndësi ka cili është dora publike e cili dora e fshehtë”, ka shkruar Ymeri./KosovaPress/