Ymeri mohon zënkën me Haxhiun, sqaron edhe gjithë situatën

669

Drenica nuk po arrin të këndellet asesi në Superligën e Kosovës. Teksa tani e 102 ditë rresht ende nuk ka ‘korrë’ një fitore në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com

Por, ky rezultat siç duket i ka nervozuar tej mase “Shqiponjat e Zeza”. Mediumi i ‘Olle’ pak me parë ka raportuar për një sherr pas ndeshjes përfundimit të ndeshjes Drenica – Besa.

Sipas raportimit disa nga futbollistët e Besës janë sulmuar dhe ofenduar rëndë nga skuadra e Drenicës.

E njëri nga të përmendurit se ka sharë dhe ofenduar rëndë është gardiani i klubit nga Skënderaji, Arion Ymeri, i cili thuhet së i është drejtuar me ofendime të rënda sulmuesit Festim Haxhiu, e ku ky i fundit pas ndeshjes vetëm ka shkuar ta përshendes Ymerin.

Por, numër një i Drenicës në një prononcim për redaksinë tonë “Sheshin”, ka deklaruar se nuk është aspak e vërtetë

“Nuk është aspak e vërtetë, pasi si ka përfunduar ndeshje, kam shkuar direkt në zhveshtore”, deklaroj fillimisht Ymeri, duke shtuar se nuk ka ndonjë informacionin që ka ndodhur diçka në fushë:

“Nuk jam asapak në dijeni se çfarë ka ndodhur jashtë. Madje nuk kam asnjë informacionin që ka ndodhur ndonjë incident në fushë”, përfundoi portieri i ‘kuqezinjëve’.

Ndërsa, në këtë sherr thuhet se në fushë ka hyrë edhe trajneri Bledar Devolli, ku ka provuar ta godas futbollistin Agon Xhaka.

Ndërkohë, Drenica me këtë barazim veç sa ka filluar ta rrezikoj ende më shumë një pozitë për ta siguruar mbijetesën. Kurse, Besa tani veçse është pajtuar me largimin nga elita e futbollit kosovar

/GazetaSheshi/