Ylli Shameti refuzon ofertat nga Kosova, ndodhet pranë kësaj skuadre

Pasi njoftoi ndarjen me Kukësin shumë klube nga Shqipëria dhe Kosova ishin vënë pas Ylli Shametit, mbrojtësit 35 vjeçarë i cili aktualisht është njëri ndër futbollistët më të kërkuar në treg.

Por, siç bën të ditur e përditshmja shqiptare “Panorama Sport” tashmë ‘pistat’ janë bërë të ditura se ku mund të përfundoj ish-mbrojtësi i Kukësit.

Lojtari ka marrë nga skuadra e vendlindjes, Luftëtari. Klubi gjirokastrit po riorganizohet dhe kërkon të bindë Shametin jo vetëm me një ofertë joshëse, por duke i dhënë edhe shiritin e kapitenit. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë lojtari, megjithëse ka pranuar oferta edhe nga Partizani dhe Tirana.

Shameti ka pasur edhe oferta joshëse nga klubet kosovare, të cilat i ka refuzuar të gjitha për shkak se nuk dëshiron të qëndrojë larg familjes në këtë moment.