Ylli largohet nga Chelsea, kërkon të transferohet në Madrid (Foto)

315

Diego Costa nuk dëshiron të mbetet në Chelsea.

Sulmuesi ka paraqitur kërkesë për largim nga klubi, për t’u transferuar te ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

Sipas mediave britanike, Costa ka vendosur që të kthehet në Vicente Calderon, ku ende vlerësohet nga trajneri Diego Simeone.

Por, mbetet të shihet nëse menaxheri i ri i Chelseas, Antonio Conte do ta aprovojë kërkesën e tij për largim nga Stamford Bridge.