Ylli kroat i Gjilanit kujton kohën kur fitonte trofeun e fundit me Hajdukun e Splitit

Futbolli në Kosovë është pezulluar që nga 15 marsi si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Gjatë kësaj kohe, përveç stërvitjeve individuale, futbollistët kanë gjetur kohë që t’i shpalosin edhe arkivat.

Së fundi, ylli i Gjilanit, Tomislav Bushiq, ka kujtuar kohën e artë kur fitonte trofeun e fundit me gjigantin kroat, Hajdukin e Splitit, shkruan Gazeta Sheshi.

Bëhet fjalë për edicionin 2004/2005, kur skuadra e famshme nga Spliti ka fituar titullin e fundit të Kroacisë.

Në atë sezon, lojtari kryesor ishte sulmuesi kroat i Gjilanit, Bushiq, i cili arriti të realizoi njëmbëdhjetë gola duke u bërë golashënuesi më i mirë atë vit.

“I mbaj mend të gjithë golat e shënuar për Hajdukun. Më i dashuri ishte ai ndaj Dinamos, në dhjetor 2004. Gol për fitore në derbi. Ka festuar i gjithë fshati im. Atë gol e kujtoj dhe do ta kujtoj gjithë jetën. Kush mund të harrojë atë fat”, kishte thënë kroati për Gazetën “Sheshi”.

Kujtojmë që Bushiq është duke shkëlqyer edhe në kampionatin kosovar me Gjilanin ku ka shenuar 8 gola.

Më poshtë mund ta shikoni fotografinë e postuar: /Gazeta Sheshi/