Ylli i Teutës tregon tmerrin e tërmetit: Sapo e kisha blerë shtëpinë e re, është prishur e gjitha

Detyra më e vështirë për Teutën është që të kalojë problemin psikologjik përpara nisjes së kampionatit, pas asaj tronditje të madhe të tërmetit me epiqendër Durrësin.

Një prej të prekurëve nga kjo fatkeqësi natyrore ishte edhe Arbër Çyrbja.

Në një prononcim të dhënë për “RTSH Sport”, tregon edhe tmerrin e përjetuar:

“Më është prishur komplet shtëpia, komplet shtëpia. Pamë tmerrin me sy, ishte e frikshme. Po shyqyr Zotit që shpëtuam mirë. Mesa kemi parë dhe dëgjuar njëherë. Unë kisha shumë pak që e kisha blerë, pasi jetoj me prindërit dhe e kisha marrë që të kisha një shtëpi në Durrës”, ka thënë Çyrbja.