Ylli i Milanit udhëton drejt Rusisë për testet mjekësore (Foto)

Sulmuesi i Milanit, Luiz Adriano, ka gjetur skuadrën e re.

Ai ka arritur marrëveshje me klubin rus, Spartakun e Moskës, që ka rënë dakord të ofrojë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Luiz do të përfitojë 5 milionë euro në sezon te skuadra e re, përcjellë “lajmi.net”.

Sulmuesi ka udhëtuar drejt Rusisë për të kryer testet mjekësore.