Ylli i Lazios në lidhje me ish të dashurën e Ronaldos

E bukur, sharmante, me klas, e thjeshtë dhe plot pozitivitet. Desire Cordeo është një frymëzim për këdo që do e kishte pranë.

Fatin e ka Joaquin Correa, mesfushori me tipare sulmuese i Lazio, që ndëshkoi Milanin me gol në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Në atë ndeshje 29-vjeçari ishte i pakapshëm nga mbrojtësit kuqezi dhe e tregoi derisa e finalizoi me gol një aksion të tijin.

Një mbrëmje magjike për të, i rilindur tërësisht dhe tashmë në finale për të fituar një trofe në sezonin e tij të parë tek Lazio.

Padyshim që për të ndikim të madh ka edhe e dashura e tij, Desire, e cila është gjithmonë në krah të futbollistit. Në jetën e tyre janë një çift që shkojnë më së miri dhe dinë si të dhurojnë dashuri e argëtim pa fund për njëri-tjetrin.

Më herët Desire u bë e njohur edhe për lidhjen me Cristiano Ronaldon, por tani me Correan është duke jetuar një ëndërr të vërtetë, që dallohet qartë në sytë e tyre, në çdo foto që kanë së bashku.