Ylli i Kosovës prezanton supër veturën lukzose (FOTO)

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka prezantuar veturën e tij lukzose, Porsche Cayenne.

Berisha ka zhvilluar ndeshjen e fundit në kampionatin rus për skuadrën e Groznyt, para se të niset për në Kosovë për t’iu bashkuar skuadrës së Bernard Challandes për dy sfidat e tetorit me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Berisha ka qenë titullar në fanellën e Akhmat Grozny në sfidën e fituar sot në udhëtim ndaj UFA me rezultat 1:0, derisa ka luajtur plot 83 minuta.

Image