Ylli i “Euro 2016”: Dua të transferohem në Real Madrid (FOTO)

206

Moussa Sissoko shpreson të transferohet në Real Madrid pas konfirmimit të dëshirës për largim nga Newcastle.

Mesfushori francez i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij në “Euro 2016”, nuk dëshiron ta kalojë edicionin e ardhshëm në Championship.

Newcastle ende nuk ka marrë ndonjë ofertë të pëlqyeshme për 26-vjeçarin.

Por, Sissoko ka bërë publike dëshirën e tij për transferim në Real Madrid.

“Shpresoj që Real Madrid të interesohet për mua, jam në pritje”, deklaroi Sissoko për “Bbc World Service”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nëse Real Madrid është i interesuar për ju, patjetër se jeni të lumtur, por tani për tani jam ende futbollist i Newcastle”, u shpreh ai.