Jack Wilshare ka zemëruar fqinjët e tij me vendosjen e golit gjigant në oborrin e tij. Këshilli i lagjes ka pranuar një ankesë nga fqinjët e uellsianit, pasi ai po e prish qetësinë publike dhe goditjet e tij me top, shpesh herë po përfundojnë në kopshtet e tyre.
Në një artikull të publikuar në prestigjiozen britanike “The Sun” theksohet problemi të cilën e kanë fqinjët e futbollistit.
“Ne kishim menduar se Jack kishte vendosur portën për të luajtur me fëmijët e tij, mirëpo ai po e shfrytëzon atë për të përmirësuar formën e tij”.
“Ai nuk është një golashënues i mirë, shpesh herë topi përfundon në kopshtet tonat”.
“Oborret nuk janë për stërvitje”, këto kanë qenë vetëm disa nga mesazhet për të cilat janë ankuar fqinjët e Wilshare-s.
Ndërkohë, përfaqësuesit e futbollistit kanë theksuar se kjo qështje do të mbyllet shumë shpejt me Këshillin e lagjes dhe nuk ka përse fqinjët të ankohen.