Ylli i Ajaxit zhgënjen Barcelonën, Cityn e Chelsean

89

Riechedly Bazoer nuk e ka ndërmend të largohet nga Ajaxi edhe pse ka oferta nga klube të mëdha.

Pas Barcelonës dhe Manchester Cityt, interesim për yllin e Ajaxit, Riechedly Bazoer ka shfaqur edhe Chelsea. Por, 19 vjeçari ka zbuluar se nuk e ka ndërmend të largohet nga gjiganti holandez, përcjell Express.

“Jam shumë i lumtur në Ajax. Unë jam duke u zhvilluar edhe këtu, trajneri beson në mua dhe unë kam një kontratë me klubin deri në vitin 2020. Unë nuk jam duke menduar për klube të tjera akoma”, ka deklaruar ai.