Yll Hoxha pran kësaj skuadre të re

319

U flit se do të vazhdojë me Flamurtarin e Vlorës, por kjo nuk ndodhi. U flit edhe për një marrëveshje me Besën e Pejës, por as kjo nuk ndodhi. Yll Hoxha pritet të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Vëllazninë e Shkodrës. Vet futbollisti ka thënë se është në bisedime me shkodranët dhe e ndajnë detaje të vogla nga marrëveshja.

“Kam pasur kërkesë për të vazhduar në Vlorë, por nuk kam dashur. Kam pasur bisedime edhe me Besën e Pejës, por nuk kemi arritur akordin. Tani jamë pran marrëveshjes me Vëllazninë”, deklaroi Hoxha për Gazetën Sheshi.

Mbrojtësi i majtë që luan edhe në mesfushë, ishte nga më të dalluarit te Flamurtari edicionin e kaluar.