Yjet e futbollit kundër Covid-19

Ekipi i “442oons” në këto ditë të vështira ka bërë në stilin e tyre një video të animuar që ilustron se si yjet e futbollit luftojnë koronavirusin.

Shumë yje kanë dhuruar para dhe pajisje për spitalet për të parandaluar përhapjen e Covic-19,  dhe këto nisma ishin si frymëzim për një video të tillë të animuar.

Yjet si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi tashmë kanë dhuruar shuma të mëdha për të ndihmuar në këto ditë aspak të lehta.