Xhiroja e 24-të sjellë derbin e madh, Drita – Gjilani

1062
Pamje nga derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit | Foto: Shaip Kçiku

Drita e ka fituar ndeshjen ndaj Feronikelit, e cila ka qenë e fundit sa i përket xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Java e 24-të e elitës së futbollit kosovar e sjell derbin e madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Gjithashtu në këtë javë FC Prishtina do të ketë një takim të lehtë në “letër” kundër Besës në kryeqytet.

Ballkani do të marrë rrugën për në Ferizaj për t’u përballur me Arbërinë e Arbnor Morinës.

Llapi e pret në “Zahir Pajaziti” Drenicën e rrezikuar, kurse Feronikeli udhëton në Mitrovicë aty ku e pret Trepça ’89.