Xhiro e parë e Superligës solli diçka interesante

333

Xhiro e parë e edicionit 2016/17 të Vala Superligës solli ndeshje tejet interesante me plotë emocione. Përveç duelit Ferizaj – Hajvalia (4:0), rezultatet e takimeve tjera ishin të ngushta dhe fituesi nuk dihej deri në fund.

Për më shumë, tri skuadra kanë arritur të marrin pikët e plota në udhëtim, kurse tri tjera kanë fituar në shtëpi, shkruan Gazeta Sheshi.

Asnjë ndeshje nuk përfundoi me rezultat të barabartë, duke dëshmuar dëshirën e madhe të skuadrave që edicionin e ri ta nisin me fitore apo thënë ndryshe, gjithçka ose asgjë në ndeshjen e parë.