Xhiro e parë e Superligës me rekord të ri

326

Ka kaluar vetëm një xhiro e Vala Superliga e Kosovës dhe tashmë egziston futbollisti me katër gola të realizuara. Fjala është për Shkembim Salihun e Ferizajt që realizoi të katër golat në fitoren 4:0 ndaj Hajvalisë.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një futbollist të relizojë katër gola në xhiron e parë të kampionatit. Kësisoj, Salihu që te Ferizaj kaloi nga Gjilani, do të hyjë në histori për numrin e madh të golave, shkruan Gazeta Sheshi.

Po ashtu, në xhiron e parë dy futbollistë shënuan nga dy gola, duke paralajmëruar një kampionat interesant.

Emërorja e shënuesve

4 gola

Shkëmbim Salihu (Ferizaj)

2 gola

Xhevdet Shabani (Besa)

Granit Arifaj (Drenica)

1 gol

Shend Kelmendi, Ahmed Januzaj, Guthier Makenda (Prishtina), John, Florent Hasani (Trepça ’89), Egzon Sinani (Llapi), Behar Maliqi (Feronikeli), Isa Eminhaziri (Gjilani), Leutrim Kryeziu (Drita), Liridon Fetahaj (Liria).