Xhiro 25 e Vala Superligës servoi diçka interesante për trajnerët nga Shqipëria

Xhiro 25 e Vala Superligës nuk ishte shumë frytdhënese për trajnerët shqiptarë që militojnë në Vala Superligës.

Përveç Gugash Maganit që arriti fitore minimale me Trepçën ’89 ndaj Drenicës, të tjerët u ndalën me barazime.

Ndërkohë, e veçanta e gjithë kësaj është se të tre trajnerët nga Shqipëria u ndalën me barazim 2:2, shkruan Gazetasheshi.com.

Bledi Shkëmbi i Lirisë luajti 2:2 me Besën. Me shifra të njëjta luajti edhe Mirel Josa i Prishtinës ndaj Vëllaznimit dhe Sulejman Starova i Feronikelit ndaj Llapit.

Madje, për Starovën ishte ndeshja debutuese në krye të Feronikelit.